Gjenden trupat e pajetë të më shumë se 900 civilëve përreth Kievit

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 08:48 | Bota
Gjenden trupat e pajetë të më shumë se 900 civilëve

Andriy Nebitov, kreu i forcave të policisë rajonale të Kievit, ka bërë të ditur se më shumë se 900 trupa të pajetë civilësh janë gjetur në përreth kryeqytetit të Ukrainës.

“Ata janë ekzekutuar thjeshtë, pa asnjë arsye, në rrugë”, tha Nebitov, duke shtuar se 95 përqind e viktimave kanë plagë me armë zjarri.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se do të shtojë sulmet me raketa në kryeqytetin ukrainas, si përgjigje ndaj agresionit të supozuar të Ukrainës në territorin rus, gjë që është një paralajmërim ogurzi pas humbjes së madhe të anijes kryesore ruse “Moska”, në Detin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos