Kërkesa e Zelensky për Biden: Rusia të futet në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 21:30 | Bota
Kërkesa e Zelensky për Biden: Rusia të futet në listën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që ta vendosë Rusinë në listën e zezë të vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, një masë që Shtetet e Bashkuara nuk e morën ndaj saj as gjatë Luftës së Ftohtë.

Kërkesa u bë nga udhëheqësi ukrainas gjatë bisedës telefonike që dy liderët zhvilluan dy ditë më parë dhe Biden u përgjigj se do të shqyrtojë një sërë opsionesh për të rritur presionin ndaj Moskës.

Vendosja në listën e zezë do të rezultonte në sanksione të tjera, përfshirë kundër atyre vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos