Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së shtunës, ku tre persona janë vrarë në afërsi të metalurgjisë, në lagjen “Katund i Ri”.
Gazetari i A2, Julian Kasapi raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 kur mbi një automjet tip Range Rover me targa rumune që ishte në lëvizje është qëlluar me breshëri automatiku.
Sipas policisë, makina në të cilën udhëtonin Arben Dylgjeri, 56 vjeç, Endrit Alibej (34) dhe shtetasi turk Erdal Duranay (51) u qëllua me armë nga një tjetër automjet.
Nga të dhënat e para dyshohet "luftë" mes bandash, pasi rezultonte me precedentë penal. Alibeaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.
Policia ka ngritur edhe disa postblloqe në pikat kyçe të qytetit për kapjen e autorëve. Ndërsa mësohet se në Elbasan kanë shkuar edhe forcat RENEA. (A2 Televizion)