Gjenden turistët hungarezë të humbur në Karaburun, janë në gjendje të mirë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 09:27 | Aktualitet

Shuhet ankthi për çiftin hungarez të humbur në zonën e Karaburunit. Turistët janë gjetur në orët e para të mëngjesit, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Hungarezët janë gjetur në një zonë të thellë të Karaburunit, ku nuk ka sinjal telefonik.

Turistët hungarez në Karaburun

Vetë turistët kishin njoftuar mbrëmje e djeshme policinë, por më pas sinjali ishte fikur.

Në kërkim të çiftit, të cilët mendohen të jenë rreth 35-40 vjeç, ishin ngritur grupet e organizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ndërsa Policia Kufitare ka vënë në dispozicion mjetet e saj lundruese.

https://a2news.com/2019/08/26/karaburun-kerkohet-cifti-hungarez-leshuan-sinjalin-sos/

Forcat e policisë kanë gjetur çiftin rreth orës 6 të mëngjesit, të strukur në një çadër që kishin ngritur por në gjendje të shkëlqyer fizike, dhe sigurisht të lumtur për përfundimin e situatës emergjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos