
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mesditën e sotme në det, pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës.
Sipas Policisë, 58-vjeçarja ka hyrë në det dhe është mbytur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Ambulanca ka shkuar menjëherë në zonë dhe është bërë marrja e trupit.
Kujtojmë se një javë më parë, një 45-vjeçare u gjend e mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenxë në Dibër.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)