
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te "21 Dhjetori" në kryeqytet. Policia njofton se një automjet ka aksidentuar një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2022, te "21 Dhjetori", mjeti me drejtues shtetasin B. Z., ka aksidentuar një shtetas të mitur 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)