
Shtetet e Bashkuara mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”. Këtë e konfirmoi i dërguari i Posaçëm i administratës së presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një seance dëgjimore në komitetin për marrëdhënie ndërkombëtare të Senatit amerikan.
Ai shtoi se shtyllat e politikës së SHBA në Ballkanin Perëndimor janë, Europa, NATO dhe integrimi rajonal. Gjithashtu theksoi se përparimi i rajonit kërcënohet nga ndikimi politik dhe ekonomik i Kinës dhe Rusisë.
Gjatë dëshmisë, Escobar lëshoi dhe një tjetër paralajmërim me pasoja serioze për aktorët në Ballkanin Perëndimor që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike.
Ndërsa pohoi rëndësinë e një marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me bazë njohjen e ndërsjellë. (A2 Televizion)