
Dy ministra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut u përfshinë në një aksident rrugor mbrëmjen e së hënës, nga i cili fatmirësisht shpëtuan pa u lënduar.
Aksidenti ka ndodhur pranë ndërtesës së qeverisë në Shkup ku u përplasën dy makina, në një prej të cilave udhëtonin ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.
Lajmi u konfirmua nga vetëm ministri Besimi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri, ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Besimi. (A2 Televizion)