Urimi për pavarësinë, SHBA i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën: Shton sigurinë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 16:30 | Ballkani
Urimi për pavarësinë, SHBA i kërkon Serbisë ta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Serbisë ta njohë Kosovën. Në një mesazh urimi në ditën e saj të pavarësisë drejtuar presidentit, Aleksandër Vuçiç, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, nxit arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin europian dhe ne nxisim normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohje reciproke me Kosovën, gjë e cila do të nxisë më shumë siguri dhe stabilitet në rajon”, thuhet në urimin e Blinken për popullin serb.

Më tej, vlerëson raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë përgjatë 140 viteve të fundit. “Presim që të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme së bashku si partner në Europë dhe në skenën globale”, thuhet në mesazhin e Blinken drejtuar Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos