Zjarr në tragetin e linjës Greqi-Itali, evakuohen 288 persona

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 07:15 | Ballkani

Një zjarr shpërtheu në bordin e një trageti italian që udhëtonte në linjën drejt Greqisë dhe Italisë. Nuk raportohet për viktima, por sipas policisë portuale greke, "kapiteni i Euroferry Olympia, u kërkoi pasagjerëve të largoheshin nga anija".

Në bordin e tragetit, i cili u nis nga porti grek i Igumenicës për në Brindisi, ndodheshin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Ngjarja ndodhi në brigjet veriore të ishullit grek të Korfuzit, në detin Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë. Autoritetet greke, dërguan në vendngjarje tre varka patrullimi dhe tre rimorkiatorë. Për momentin, nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Zjarri ka ndodhur rreth 9 milje nga bregu, në zemër të zonës greke Sar. 288 personat në bord u shpëtuan nga mjetet e shpëtimit të vetë anijes.

Përveç patrullave të rojes bregdetare greke, në vend ka ndërhyrë edhe një njësi e rojes financiare italiane, Montesperone, e cila ndodhej në atë zonë të detit, sepse po tërhiqte një tjetër skaf patrullimi të GDF-së që kishte pasur avari. Vetë Montesperone mirëpriti 242 nga 288 personat që ishin në bordin e Euroferry Olympia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos