Gjendet kokainë në Brindizi, në kamionin që kishte hyrë nga Shqipëria

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 07:50 | Kronikë
Gjendet kokainë në Brindizi, në kamionin që kishte hyrë

Rreth një kilogram kokainë iu gjet drejtuesit të një kamioni që vinte nga Shqipëria nga autoritetet italiane të zbatimit të ligjit.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në Costa Morena në Brindizi gjatë kontrolleve rutinë nga personeli i Doganave dhe Guardia di Finanza në zonën jo-Shengen.

 Për të lejuar inspektime më të thelluara në automjetin e rëndë, ishte e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilëve iu desh të prisnin rimorkion e kamionit në kërkim të fundeve të dyfishta.

Megjithatë, asnjë gjë tjetër nuk u gjet përveç sasisë së kokainë që ishte fshehur në sediljen e shoferit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos