
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku dy punonjës të elektrikut (OST) kanë ndërruar jetë pasi janë zënë poshtë nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të së martës. Sipas policisë, një shtyllë elektrike e tensionit të lartë ka rënë dukë iu marrë jetën dy punonjësve të OST, shtetasit Gjergji Duka, 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, banues në Mallakastër. Ata ishin duke punuar për demontimin e linjës së vjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)