Personat me rrezikshmëri, RENEA kontrolle të befasishme në Shkodër dhe Fier

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 22:50 | Kronikë

Forcat RENEA po vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Policia e Shtetit njofton se aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri  e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të  strukturave vendore përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos