Aksident në Maliq, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 21:19 | Kronikë
Aksident në Maliq, 13-vjeçari në gjendje të

Një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një makinë në rrugën e fshatit Orman në Maliq.

Ngjarja ndodhur rreth orës 20:40, tha policia. Sipas saj, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos