Tentoi të vriste një person me armë zjarri, arrestohet 28-vjeçari

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 18:11 | Kronikë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se tentoi të vriste me armë zjarri një person, pas një sherri banal me të, një ditë më parë.

Në pranga përfundoi shtetasi E.K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Shtetasi E. K., ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën "Shaban Bardhoshi", ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. I., 35 vjeç, dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos