A2 CNN ka siguruar pamjet e vrasjes së 55-vjeçarit Nazmi Bandulla, ngjarje që ndodhi ditën e djeshme, në Shkodër.
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, pranë lokalit ku ndodhi atentati.
Një makinë e bardhë tip Benz shihet që ndalon përballë lokalit dhe nga ajo është qëlluar me armë zjarri drejt 55-vjeçarit. (A2 Televizion)