Gjendet një i mbytur në rezervuarin e Gjançit, ende i paidentifikuar

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 12:44 | Kronikë
Gjendet një i mbytur në rezervuarin e Gjançit, ende i

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mbi sipërfaqen e ujit në rezervuarin e Gjançit paraditen e sotme nga banorët e zonës. Policia deri në këto momente nuk ka bërë me dije emrin e tij, pasi edhe për grupin hetimor është i paidentifikuar, ndërsa po heton për shkaqet e mbytjes

Grupi hetimor ka vendosur një perimetër të gjerë sigurie duke mbajtur shumë larg edhe kamerat e gazetarëve. Deri tani policia nuk ka bërë me dije nëse në trupin e personit të gjetur të mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjançit janë konstatuar shenja dhune apo elementë të tjerë. Ajo çfarë dihet është se në vendin e ngjarjes karahas grupit të hetimit dhe ekspertëve të kriminalistikës kanë qenë edhe mjekët ligjorë. Për identifikimin e të mbyturit policia e juglindjes ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës, por deri tani edhe ata e kanë pasur të pamundur identifikimin e tij çka edhe për policinë hedh dyshime që të mos jetë banor i fshatrave të Njësisë Administrative Vithkuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos