
Një person është gjetur i mbytur në lumin Mat pranë fshatit Skuraj të Kurbinit.
Sipas policisë, viktima është 54-vjeçari Luigj Gjeloshi, i cili dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në lumin Mat dhe nuk ka mundur të dalë nga aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet trupi i viktimës dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)