Krimet në Vlorë, seria e atentateve dhe shpërthimeve në qytetin bregdetar

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 19:40 | Kronikë
Krimet në Vlorë, seria e atentateve dhe shpërthimeve në

Ekzekutimi i Dilaver Tozajt në Vlorë pason një seri vrasjesh, atentatesh dhe shpërthime me tritol që e kanë kthyer qytetin turistik prej kohesh tashmë në një nga zonat më të pasigurta në vend.

Nga më të rëndat janë vrasjet dhe atentatet. Pak ditë më parë në Vlorë, në mes të një prej plazheve të mbipopulluara nga pushuesit ndodhi një atentat me armë. Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital nga plumbat e armëve. Bashkë me të u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët fatmirësisht arritën t’i shpëtojnë atentatit. Shkak për vrasjen u bë një konflikt i çastit me viktimën që kishte.

https://a2news.com/2019/08/07/atentat-ne-selenice-vritet-45-vjecari/

Një ngjarje tjetër e rëndë është ajo e vrasjes së administratorit të fshatit Kote, Argjil Gjoka. 52 vjeçari ndërhyri për të shuar një përplasje për çështje pronësie ku u qëllua me një plumb në gjoks. Pak ditë më pas për vrasjen u arrestuan 3 persona. Edhe administratori i mëhershëm i Kotës, Fatmir Hodo ishte vrarë në vitin 2018 për një konflikt për çështje pronësie.

https://a2news.com/2019/05/27/atentat-ne-vlore-vritet-22-vjecari-plagoset-shoku-i-tij/

Një ngjarje tjetër e rëndë ishte ajo e atentatit ku mbeti i vrarë 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rende Eno Mataj. Breshëritë e plumbave u derdhen mbi dy të rinjtë. Eno Mataj që dyshohet se ishte objektiv i sulmit, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Siç ndodh rëndom policia gjeti një makinë të djegur dhe dy automatike që u përdoren nga autorët. Eno Mataj ishte akuzuar në Greqi si bashkëpunëtor në vrasjen e një avokati të njohur në vitin 2017, për llogari të të ashtuquajturës “Mafia shqiptare e burgjeve”.

https://a2news.com/2019/02/17/ngjarje-e-rende-ne-vlore-dy-te-vrare-nje-i-plagosur/

Më herët në shkurt të këtij viti, një atentat i dyfishtë tronditi qytetin, kur në Babicë të Vlorës u plagos në një atentat mafioz Armando Sulejmani, i hetuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe u vranë Orest Rexho dhe Arjan Hasani. Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si "Uji i Ftohtë" dhe aty autorët që mbetën ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos