
Një person është gjetur këtë të diel i pajetë në shtratin e lumit Vjosë.
Sipas policisë, dyshohet se viktima është shtetasi me iniciale N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky person ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)