
Një person është paraqitur i plagosur në spitalin e Himarës, ndërkohë që ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas të dhënave, i plagosur ka mbërritur 41 vjeçari Serxhio Shatolli, i cili kishte në trup shenja thike, që mendohen të jenë shkaktuar pas një konflikti me persona të tjerë.
Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po heton për gjetjen e autorëve të kësaj plagosje. (A2 Televizion)