
Policia e Shtetit njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit është gjetur një trup i pajetë në zonën e Porto Romanos.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi B.B. 56 vjeç, trupi i të cilit është gjetur rastësisht nga disa peshkatarë.
Nga verifikimet rezulton se në trupin e 56-vjeçarit nuk ka shenja dhune, megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)