
Dy mjekë të qendrës shëndetësore në Manëz të Durrësit janë proceduar penalisht për ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të një familje nga Kosova.
Mjekët Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës akuzohen nga autoritetet për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm".
Nga hetimet paraprake dyshohet se Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Të tre shkuan në qendrën shëndetësore të Manzës dhe u mjekuan për helmim, por më pas gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua dhe brenda pak orësh humbën jetën. (A2 Televizion)