Itali, skafisti shqiptar kapet me 400 kg hashash

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 16:15 | Kronikë
Itali, skafisti shqiptar kapet me 400 kg hashash

Një shqiptar u arrestua në Bari të Italisë, pasi po transportonte 400 kilogramë hashash.

Droga ishte fshehur në brendësi të mjetit lundures dhe nëse do të dilte në treg, fitimet do të ishin 4 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se operacioni për bllokimin e skafit u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, por kjo e fundit nuk ka dhënë një deklaratë rreth këtij rasti.

Mbetet i pasqaruar vendi nga ku është nisur ky mjet lundures. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos