Kërcënoi policinë me granatë, prangoset 51-vjeçari i dënuar për vrasje

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 10:44 | Kronikë
Kërcënoi policinë me granatë, prangoset 51-vjeçari i

Forcat e policisë së Gjirokastrës ka neutralizuar një shtetas 51-vjeçar me inicialet A.I, i cili ka kundërshtuar një kontroll të policisë në banesën e tij, ku sipas informacioneve gjendeshin armë luftarake.

Personi, i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë, kundërshtoi forcat e rendit dhe në momentin ku ato janë afruar pranë banesës së tij, ka marrë një granatë difensive të montuar me ndezës universal me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Policia rrethoi zonën në një perimetër të gjerë arriti të prangosë shtetasin, në banesën e të cilit u gjetën dhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos