Gjendet trupi pajetë i një të riu në një makinë në Lushnjë

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 07:19 | Kronikë
Gjendet trupi pajetë i një të riu në një makinë

Një person është gjetur pajetë nga forcat e policisë së Fierit brenda në makinën e tij në aksin rrugor Fier-Lushnjë, gjatë mbrëmjes së të martës.

Gjatë një kontrolli rutinë në mjetin tip “Volvo”, të parkuar në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, policia ka konstatuar pa jetë shtetasin B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos