Tragjedi në Fan, mbytet një fëmijë nga rrëmbimi i lumit

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 20:19 | Kronikë
Tragjedi në Fan, mbytet një fëmijë nga rrëmbimi i lumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, aty ku një fëmijë i moshës 10-vjeçare mendohet se është i mbytur në lumin Fan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.10 në fshatin Shtrungaj, ku rrëmbimi i rrjedhës të lumit ka tërhequr trupin e të miturit, ndërkohë që dinamika ende nuk është i qartë.   

Forcat e policisë  dhe zjarrfikësit po kërkojnë trupin në rrjedhën e lumit, por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit do të rifillojnë në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos