Shtylla dhe gola të anuluar, Juventusi vetëm një pikë me Sampdorian

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 23:16 | Futboll
Shtylla dhe gola të anuluar, Juventusi vetëm një pikë me

Juventusi nuk arriti të marrë tre pikët e javës së dytë të Serie A, madje mund te quhet edhe me fat, pasi Sampdoria u tregua një kundërshtar tejet dinjitoz.

Bardhëzinjtë barazuan pa gola një ndeshje që filloi shumë mirë për ekipin nga Xhenova, i cili mund të kalonte në avantazh qysh në minutën e 7-të, me Leris mungon golin në mënyrë të pabesueshme me topin e devijuar nga Perin që përfundon në traversë.

Pak minuta më vonë, është një devijim i Vlahovic në portën e tij që përfundon në shtyllë.

Torinezët patën disa raste si ajo me Cuadrado në pjesën e parë, dhe me blerjen e re Kostic në sekondat e fundit të së dytës, si dhe një gol të anuluar, të realizuar nga Rabiot, por barazimi duket rezultati më i logjikshëm i një përballje të barabartë në fushe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos