
Pas Taulant Seferit, Tirana ka bërë të ditur se edhe Ardit Toli do të transferohet në Ukrainë te skuadra e FC Vorskla Poltava.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin ukrainas FC Vorskla Poltava për lojtarin Ardit Toli. Pas bashkëpunimeve të frytshme me dy lojtarët kampion Ennur Totre dhe Taulant Seferi, klubi ukrainas shprehu interesin mbi blerjen e lojtarit. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij. I urojmë suksese lojtarit në këtë rrugëtim”, njofton skuadra bardheblu.
Seferi dhe Toli do të gjejnë këtë sezon në Ukrainë edhe Renaldo Filin, e cili u transferua më herë te skuadra e Odesës. (A2 Televizion)