
Tifozët e Old Trafford për një natë u rikthyen në atë që quhet tradicionalisht “Teatri i ëndrrave”.
Të paktën për një natë, ekipi i tyre, i turpëruar nga Bredford 4-0 në javën e mëparshme, u duke një pretendent për titull, duke mposhtur rivalet historikë të Liverpool me rezultat 2-1, pas një performance bindëse për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Totalisht ndryshe si shpejtësi dhe karakter “Djajtë e kuq” kishin edhe risi në formacion, me Cristiano Ronaldo dhe Maguire, dy më të kritikuarit dhe të paguarit e ekipit, që u lanë jashtë.
Golat erdhën nga Sancho në minutën e 16-të, që u tregua i ftohtë në zonën e rreptësisë, dhe nga një kundërsulm vrastar të Rashford në minutën 53, që fillimisht u duk në pozicion jashtë loje.
Goli i ngushëllimit i Salah në minutat finale nuk mundën të përmbysnin rezultatin për ekipin e Klopp, ndërkohë që për CR7 pati vetëm pak minuta në fushën e blertë.
Fati i tij me United duket tashmë i shënuar, ndërkohë që mungojnë ende disa ditë nga përfundimi i merkatos. (A2 Televizion)