Gjermania raporton sërish ulje të të prekurve me koronavirus

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 08:38 | Bota
Gjermania raporton sërish ulje të të prekurve me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportojnë një tjetër ulje të të prekurve të rinj me koronavirus, krahasuar me 24 orë më parë.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch numri i personave të rinj të infektuar me Covid-19 ishte 3677 në krahasim me 5936 që ishin ditën e diel. Kjo është dita e katërt radhazi që shifrat vijojnë të jenë në përmirësim.

Deri tani në Gjermani raportohen më shumë se 95 mijë persona të infektuar me koronavirus dhe 1434 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos