I ftuar në Davos për takimin prestigjioz të World Economic Forum, ku mblidhen çdo vit krerët më të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë botërore, Jack Ma, krijuesi i gjigandit kinez Alibaba, ripërsëriti një koncept që i ka shkaktuar shumë polemika në të kaluarën.
Sipas biznesmenit të suksesshëm, ritmet marramendëse me të cilët po zhvillohet teknologjia në vitet e fundit do të jetë shkaku kryesor i një lufte globale.

“Lufta e Parë Botërore shpërtheu nga revolucioni i parë teknologjik, Lufta e Dytë nga revolucioni i dytë teknologjik, sot kemi revolucionin e tretë dhe po i afrohemi konfliktit”, deklaroi miliarderi kinezi.
Një mendim i përafërt, dhe i frikshëm, është shprehur në muajt e kaluar edhe nga gjeniali Elon Musk, babai i Tesla dhe XSpace. Ai është shprehu ri preokupuar sidomos për nivelin e arritur ne fushën e inteligjencës artificiale dhe shpejtësisë të makinave për të mësuar konceptet njerëzore. (A2 Televizion)