Inertet zënë poshtë punëtorin, ndërron jetë 40-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 22:46 | Kronikë
Inertet zënë poshtë punëtorin, ndërron jetë

Policia e Tiranës ka njoftuar se një punëtor ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi materiale inertesh e kanë zënë poshtë gjatë punës në një objekt në ndërtim e sipër.

“Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos