All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjirokastra nis sezonin, në 3-mujorin e parë të vitit dyfishohet numri i vizitorëve

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 12:56 | Aktualitet
Gjirokastra nis sezonin, në 3-mujorin e parë të vitit dyfishohet
All - Paragraf - 1

Gjirokastra duket se ka nisur sezonin turistik për vitin 2023.

Dhe kjo nisje është mjaft premtuese pasi numri i vizitorëve për tremujorin e parë të këtij viti ka tejkaluar çdo shifër krahasuar me vitet e mëparshme, duke e bërë Gjirokastrën ndër qytetet e para turistike në vend që po përjeton fluks turistësh.

All - Paragraf - 3

Por një nga problematikat që kanë hasur vizitorët është fakti që këta të fundit duhet të paguajnë dy bileta për të vizituar kalanë dhe muzeun e kalasë.

Drejtoresha e turizmit në bashkinë e Gjirokastrës premton zgjidhjen e shpejtë të kësaj problematike.

Numri i lartë i vizitorëve reflektohet edhe tek njësitë hoteliere, të cilat shprehen se vizitorët nuk janë më kalimtarë apo njëditore, por qëndrojnë më gjatë veçanërisht në fundjavë.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos