GJKKO e firmos, SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 18:38 | Aktualitet
GJKKO e firmos, SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për

Arben Ahmetaj është zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare për aferën e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme firmos urdhër-arrestin për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" në mungesë.

Urdhri i është dorëzuar nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetin. Me marrjen në dorë të urdhrit, Policia e Shtetit bën kërkime në gjithë vendin. Më pas, me marrjen e konfirmimit nga të 12 drejtoritë vendore të qarqeve për mosgjetjen e Ahmetajt, vijohet procedura për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Pak ditë më parë, me 117 vota pro, Kuvendi miratoi kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Ish-numri dy i qeverisë Rama akuzohet për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, vepra penale nga të cilat mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij. Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.

Nga ana tjetër, ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/bkh-i-kontrolloi-banesat-ahmetaj-raprezale-ne-familjen-time-merruni-me-fondet-e-inceneratoreve/
https://a2news.com/2023/07/18/mesymja-e-spak-ne-pasurite-e-arben-ahmetajt-sekuestrohen-apartamente-llogari-bankare-dhe-pajisje-elektronike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos