
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia Bajram Hajrin. 65-vjeçari ishte një nga të arrestuarit për pengmarrjen e Jan Prengës.
Gjykata zëvendësoi masën e sigurisë "arrest në burg" me atë të "arrestit në shtëpi" për Bajram Hajrin.
Avokati Arben Hoxha e argumentoi kërkesën për ndryshim mase për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. Bajram Hajrin është ati i Altin Hajrit, një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit pasditen e 17 janarit në Kamëz. (A2 Televizion)