Gjobitet me 5 milionë lekë për grumbullim të paligjshëm, kandidati për deputet: Ishim 30, është presion ndaj Vetëvendosjes

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 21:28 | Politikë
Gjobitet me 5 milionë lekë për grumbullim të

Kandidati për deputet në Qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu, i pavarur por i mbështetur nga lëvizja Vetëvendosje, është gjobitur në masën e 5 milion lekëve të reja për tubimin e zhvilluar me 11 prill para Komisariatit të Policisë në Lezhë, ku protestonin për arrestimin e disa aktivistëve në Thirrë të Mirditës, ku u shoqëruan 34 persona.

Shehu deklaroi se do ta ankimojnë vendimin i cilësuar si absurd, ndërsa për masën janë vënë në dijeni ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe misioni i OSBE-së në Shqipëri.

“Gjatë këtyre ditëve kemi patur pengesa të ndryshme që lidhen me fushatën tonë, e sikur të mos mjaftonte kjo kemi marrë edhe një gjobë prej 5 milion lekësh ose ndryshe 40 mijë euro. Kjo gjobë është vendosur për grumbullim të paligjshëm në kuadër të masave anticovid, ku kemi grumbulluar rreth 30 veta, e gjithë kjo sipas policisë, kur ndërkohë partitë e tjera politike grumbullojmë me qindra persona. Kjo nuk ka të bëjë me masat anticovid, por me një presion të hapur kundër nesh, kundër meje si kandidat i pavarur, kundër Lëvizjes Vetë Vendosje dhe kundër fushatës tonë”, ishin fjalët e kandidatit për deputet, Iljaz Shehu.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos