Gjonaj: Rezultati duket të jetë i ngushtë, por vështirë të kemi koalicion me bazë të gjerë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 00:08 | Politikë
Gjonaj: Rezultati duket të jetë i ngushtë, por vështirë

Edlira Gjonaj u shpreh e kënaqur që dita e sotme u mbyll pa incidente, por, sipas saj, kjo ndodhi vetëm për meritë të “prezencës së jashtëzakonshme të faktorit ndërkombëtar në Shqipëri”.

“Pjesëmarrja është pothuajse e njëjtë me zgjedhjet e tjera. Jam e kënaqur që dita u mbyll pa incidente, por ka pasur prezencë të jashtëzakonshme të faktorit ndërkombëtar në Shqipëri”, tha Gjonaj.

Sipas saj, “rezultati do të jetë i ngushtë, sipas sondazheve, por është vështirë që të kemi një koalicion me bazë të gjerë”.

Në lidhje me deklaratat entuziaste nga kampi demokrat, Gjonaj u shpreh: “Nuk ka vend për entuziazëm të tepruar nga Partia Demokratike, sidomos në Durrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos