Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Vaut të Dejës

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 17:58 | Aktualitet
Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Vaut të Dejës

Beteja me kanabis sativën ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër. Bëhet fjalë për Paulin Çupin, i cili për disa vite me radhë ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës.

Burime bëjnë të ditur se arsyeja e largimit të numrit 1 të Policisë në Vau Dejës lidhen me betejën ndaj kanabisit. Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.

Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos