Ndërron jetë një tjetër person nga koronavirusi në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 17:35 | Aktualitet
Ndërron jetë një tjetër person nga koronavirusi në

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar me Covid-19, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Pas disa ditësh i shtruar në spital, në terapi intensive, 65-vjeçari nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga diabeti dhe policitemia.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos