Gjykata e Lartë nuk zgjedh dot anëtarët e Kushtetueses: Nuk arrijmë minimumin e anëtarëve, presim KLGJ-në

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 17:11 | Aktualitet
Gjykata e Lartë nuk zgjedh dot anëtarët e Kushtetueses: Nuk

Gjykata e Lartë nuk përparon dot për zgjedhjen e tre anëtarëve që zgjidhen prej saj në Kushtetuese. Arsyetimin ligjor të kësaj stepjeje të kuadrit gjyqësor shqiptar e ka shpjeguar sot vetë Gjykata e Lartë me anë të një deklarate, ku Gjykata evidenton se aktualisht ajo është e përbërë nga 9 anëtare nga 19 që është edhe numri i përgjithshëm i parashikuar.

Kjo e bën të pamundur zgjedhjen, nga momenti që minimumi i përcaktuar është ai i 10 anëtarëve.

https://a2news.com/2021/12/17/vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-gjykata-e-larte-shpall-listen-e-kandidateve/

Për këtë arsyeje, Gjykata e Apelit deklaron se mbetet “në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/29/gjykata-e-larte-pa-kuorum-pengon-zgjedhjen-e-anetareve-te-kushtetueses/

A2 CNN Livestream

Latest Videos