"Jam gati nëse rusët na pushtojnë", nëna e 3 fëmijëve blen snajper

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 16:52 | Aktualitet

Një nënë ukrainase ka blerë një snajper për të qenë e përgatitur nëse Rusia pushton Ukrainën.

52-vjeçarja Mariana Zhaglo, nënë e 3 fëmijëve, shprehet se do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur vendin e saj.

“Si nënë, unë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës ose të ndihen të kërcënuar siç jemi ndjerë ne. Kjo punë duhet zgjidhur menjëherë. Nëse do të duhet, do të luftoj për Kievin. Nëse duhet të qëlloj me armë, do të qëlloj”, thotë gruaja, e cila tregon me krenari snajperin Zbroyar Z-15, që sapo e ka blerë.

https://a2news.com/2022/01/26/pushtimi-me-i-madh-qe-nga-lufta-e-dyte-boterore-biden-kercenon-putin-pasoja-te-renda-te-presin/

“Zgjodha këtë armë pasi dëgjova disa ushtarë që thonin se është më e mira”, shton Zhaglo për “The Times”.

52-vjeçarja është mes mijëra ukrainasve që i janë bashkuar Forcave të Mbrojtjes së Territorit, një degë vullnetare e ushtrisë që është shtuar shumë në numër kohët e fundit, ndërkohë që rriten tensionet në kufirin me Rusinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/26/parapergatitje-per-lufte-rusia-dergon-avione-te-tjere-luftarake-ne-bjellorusi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos