
Tri bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin e integruar të mbetjeve, një projekt që financohet nga Bashkimi Europian me vlerën 6.3 milionë euro.
Vendgrumbullimi do ndërtohet në Kukës dhe do funksionojë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë të BE-së.
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u shpreh se, “ky projekt përveç një menaxhimi të integruar të mbetjeve do të ndikojë edhe në ekonominë e verilindjes pasi do të gjenerojë edhe vende të reja pune”.
Kjo zonë e menaxhimit do grumbullojë rreth 6500-12 mijë tonë mbetje në vit, me një sasi mesatare vjetore prej rreth 8 mijë ton në vit. Duke filluar nga 2021 dhe gjatë periudhës së planifikuar deri në 2033, rreth 30 mijë tonë materiale do ndahen dhe do kalojnë për riciklim, duke shmangur kështu depozitimin fundor të tyre. (A2 Televizion)