Reforma në drejtësi, Rama: Ende nuk është arritur reagimi ndaj “llumit”, kush ngeli në Veting do të përgjigjet

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 10:15 | Aktualitet
Reforma në drejtësi, Rama: Ende nuk është arritur reagimi

Konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama e nisi duke folur për reformën në drejtësi, për të cilën thekson se ende nuk ka arritur në atë pikë të reagimit ndaj “llumit”, sa të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve.

“Dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie nuk është një proces që zhvillohet pa pengesat e veta. Nëse shohim bilancin e deritanishëm, ka arsye për të qenë optimist për të nesërmen. Ky proces ka nisur me pastrimin e të gjithë "llumit" të grumbulluar në dekada, në sistemin e drejtësisë. Nëse shohim shifrat e këtij procesi, atëherë me siguri që ajo që thash, konfirmohet. Arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen. Deri më sot, janë rivlerësuar 322 individë, nga të cilët më shumë janë shkarkuar sesa janë konfirmuar, plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces. Vetëm 118 janë konfirmuar.

https://a2news.com/2020/12/28/emerohet-anetari-i-shtate-i-gjykates-kushtetuese/

Po me të larguarit çfarë ndodh? Ndërkohë, ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ngritjes së institucioneve të drejtësisë dhe ata që nuk kanë justifikuar pasurinë marramendëse, në shumë raste, do të përgjigjen përpara drejtësisë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/28/kim-dhe-soreca-vleresojne-emerimin-e-anetarit-te-shtate-te-gjykates-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos