Gjykata e Posaçme jep masat për të arrestuarit për drogën në Skrapar, 16 lihen në burg

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 13:31 | Kronikë
Gjykata e Posaçme jep masat për të arrestuarit për

Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi masat e sigurisë të dhëna në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikesh në Skrapar.

Sipas vendimit të gjykatës, 16 prej tyre do të hetohen teksa qëndrojnë ne qeli,  4 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë në masën "detyrim për paraqitje".

Operacioni për arrestimin e të dyshuarve në zonën e Skraparit është ende në vijim, ndërsa mes të dyshuarve ka edhe punonjës policie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos