Përfundojnë hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Rraja dhe Halilaj merren të pandehur

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 11:25 | Kronikë
Përfundojnë hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Rraja

Redjan Rraja merret i pandehur, bashkë me Arjol Halilajn, për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, ndodhur në Shkozet të Durrësit, më 1 nëntor më 2019.

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK pritet që Rrajës t’i komunikohet akuza të hënën.

Në atentatin ndaj Prokurorit, më 1 nëntor 2019, mbeti i plagosur Aleksandër Laho, si dhe shoferi i prokurorit Andi Maloku. Ky i fundit, ndërroi jetë pak ditë më pas në spitalin e traumës. Autorët u larguan në drejtim të Shkafanës, ku braktisën automjetin tip Benz, të cilin nuk mundën ta digjnin dot. Pas këqyrjes nga ana e grupit hetimor, në të u gjendën dy maska, lëndë djegëse, dhe dy kallashnikovët e përdorur në atentat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/06/atentati-ndaj-prokurorit-ndoja-policia-zbardh-ngjarjen-ne-kerkim-dhe-dy-persona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos