Grabitja spektakolare e kasafortës nga dy shqiptarë në Greqi, policia u prish planin

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 19:10 | Kronikë
Grabitja spektakolare e kasafortës nga dy shqiptarë në Greqi,

Grabitje spektakolare e papërfunduar. Kjo ndodhi me dy shqiptarë, të cilët hynë brenda sallonit të shitjes së automjeteve në Virona të Athinës, në Greqi, me synimin për grabitjen e kasafortës.

Plani ishte i mirëmenduar dhe siç raporton “Mega”, ata hapën një vrimë në apartamentin ngjitur me dyqanin, duke hyrë në brendësi. Pasi morën kasafortën, ata rrëmbyen çelësat e një automjeti dhe u nisën menjëherë, por një patrullë policie nisi gjithashtu ndjekjen e menjëhershme.

Aventura përfundoi pikërisht në vendin ku mbaronte edhe rruga që ata ndoqën. Pasi u arrestuan policia nisi hetimet nëse shqiptarët i përkasin ndonjë rrjeti që grabit kasafortat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos