Gjykata Evropiane: Britania e Madhe mund të tërhiqet nga Brexit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 15:11 | Bota

Britania e Madhe mund të anulojë në mënyrë të njëanshme shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Sugjerimi jo detyrues vjen nga prokurori i përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë Manuel Campos Sanchez Bordona. Një grup politikanësh skocezë i kërkuan gjykatës nëse Britania mund ta anulojë Brexitin pa miratimin e shteteve të tjera anëtare.


Prokurori i përgjithshëm Manuel Campos Sanchez Bordona

Institucioni i lartë do të japë më vonë vendimin përfundimtar. Sipas Sanchez Bordona, nëse një shtet vendos të largohet nga BE, ai mund të ketë fuqinë të ndërrojë mendje gjatë procesit dyvjeçar të specifikuar në nenin 50-të të traktatit të BE-së.

“Kur një shtet anëtar ka njoftuar Këshillin Evropian për qëllimin e tij për tu shkëputur nga BE, neni 50 i traktatit të Bashkimit Evropian, lejon tërheqjen e njëanshme të vendimit, deri sa marrëveshja për largimin të jetë përmbyllur zyrtarisht”, deklaroi prokurori i përgjithshëm Bordona.


Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Deklarata e ekspertit të gjykatës së lartë të drejtësisë vjen ndërsa parlamenti britanik nis debatet 5 ditore mbi marrëveshjen e Brexit të propozuar nga kryeministrja Teresa May.

Votimi lidhur me marrëveshjen pritet të mbahet të martën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos