Gjykata Kushtetuese, Soreca: Të përfundojë lista për anëtarët që do të emërohen nga Presidenti

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 18:11 | Politikë
Gjykata Kushtetuese, Soreca: Të përfundojë lista për

Për dërgimin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në Kuvend të kandidatit për në Gjykatën Kushtetuese Altin Binaj ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter ai shprehet se tani është e rëndësishme që të vijohet me të njëjtën frymë dhe të përfundojmë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti

“Ne e mirëpresim vendimin e sotëm nga KED për vlerësimin dhe renditjen përfundimtare për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të emërohet nga Parlamenti. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë në të njëjtën frymë dhe të përfundojmë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti”.

Sipas ambasadorit Soreca është urgjente të sigurohet pa vonesë funksionaliteti i plotë i Gjykatës, një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. (A2 Televizion)

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1338526525923225605

A2 CNN Livestream

Latest Videos