Protestat për vrasjen e Rashës, Bardhi: Rrëmbimi i të rinjve, banditizëm shtetëror

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 19:51 | Politikë
Protestat për vrasjen e Rashës, Bardhi: Rrëmbimi i të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që regjimi policor dhe dhunimi i të rinjve, në ditën e katërt të protestave për vrasjen e Klodian Rashës, të ndalet menjëherë.

Sipas Bardhit, helmimi me gaz lotsjellës dhe ndalimi i kalimtarëve të rastit është banditizëm shtetëror.

"Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror. Helmimi i Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.", shkruan Bardhi në rrjete sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos